Site icon Telegrafi

Fabrika që prodhon rrymë nga patatja

Ekziston një fabrikë, e cila mund të jetë e para në botë që prodhon energji elektrike nga patatja, dhe ndodhet në Britaninë e Madhe. Sipas medieve ndërkombëtare, fabrika në Carlisle, Cumbria, merr energji nga një bio-rafineri që konverton patatet dhe lëkurat e patateve në elektricitet dhe avull.

Thuhet se gjeneratori i ri prodhon 3500 MWh në vit elektricitet, i mjaftueshëm për të furnizuar 850 shtëpi. Gjithashtu, ky gjenerator, i pari i këtij lloji, pritet të prodhojë rreth 5000 MWh në vit energji nga avulli.

Në këtë mënyrë, fuqia e patates shumë shpejt mund të prodhojë gjithçka nga picat, byrekët, pula, pudingu për qindra konsumatorë në Londër. Carlisle synon të kursejë 35 mijë ton të prodhimit të karbonit, transmeton Shekulli e përcjell Telegrafi.


Andrew Edlin, drejtori i saj, thotë se : “Kjo bio-rafineri do të jetë e para në fushën e industrisë ushqimore. Ajo përdor një tip të ri teknologjie, super efiçente duke gjeneruar energji nga mbeturinat e patateve”.

Kompania ka punësuar më shumë se 23 mijë persona nga 36 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version