Site icon Telegrafi

Fabrika për kabllo elektrike në Negotinë ka lëshuar nga puna 120 punëtorë

Enti shtetëror për statistika në Maqedoni dje njoftoi se është zvogëluar numri i të papunëve dhe tani ky numër arrin në 24% të popullatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por Entin shtetëror për statistika në Maqedoni do ta dëshpëroj lajmi se në fabrikën për prodhimin e kabllove në Negotinë janë lëshuar nga puna 120 punëtorë të cilëve ju është premtuar se fabrika do të restartohet pas një muaji.

Nga fabrika e cila i ka lëshuar punëtorët thonë se kjo ka ardhur si pasojë e mospasjes së kushteve financiare për të mbajtur këta punëtorë dhe për t’i paguar ata./Telegrafi/

Lexo po ashtu Historike: Në Maqedoni tani vetëm 24% janë të pa punë
Exit mobile version