Ka vazhduar edhe më tutje agonia rreth fabribës ”Feni”, e cila edhe sot nuk e nisi punën, pasi që pagesa e punëtorëve nuk është kryer ende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
850 punëtorët e saj duhet që të marrin rreth 750 mijë euro rroga, një hap i paralajmëurar por që nuk u realizua.
Sipas Tv Telma, në takimin e pjesës maqedonase të menaxhmentit, u vendos që të pritet deri të mërkurën, në pritje të një oferte të re për rifillimin me punë të kësaj fabrike nga ana e kompanisë bullgare Enekod./Telegrafi/