Site icon Telegrafi

Fabrika e njohur vendore “Liri” dhuron 300 pako me ndihma për grupet me nevojë në shoqëri

Fabrika më e njohur vendore “Liri”, përveç cilësisë, shijes dhe kualitetit të produkteve që sjell në treg, nuk lë anash as aktivitetet e ndryshme bamirëse.

Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, vjen edhe festa e Fitër Bajramit. Për nder të kësaj feste “Liri” ka dhuruar 300 pako me ndihma për grupet me nevojë të shoqërisë.

Fabrika “Liri” këtë vit ka shpërndarë këto 300 pako për: Veteranët dhe Invalidët e luftës, Jetimat e Ballkanit dhe Down Syndrome Kosova.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Qëllimi kryesor i myslimanëve para ditës së Fitër Bajramit është të shpërndajnë ndihma, të solidarizohen me të varfërit, kështu për ta festuar të gjithë së bashku këtë festë.

Exit mobile version