Telegrafi

Fabrika e mishit Apetit Group, nisi kontingjentin e parë të prodhimeve për në Maqedoni

Fabrika e mishit “Apetit Group”, ka eksportuar sot kontingjentin e parë me produkte të mishit për Maqedoni. Kjo fabrikë fillimisht ka shtaruar në tregun maqedonas me tri maune në sasi prej rreth 10 tonësh.

Gani Ferizi nga industria e mishit “Apetit Group” në Milloshevë, tha për KosovaPress se fillimisht janë dhjetë produkte të mishit, prodhuar nga fabrika e tyre në Kosovë, të cilat janë nisur për shitje në tregun e Maqedonisë. Ai pret që kjo sasi në të ardhmen të shumëfishohet dhe të rrisin prodhimet për tregun e shtetit fqinjë.

“Ne sot kemi filluar kontingjentin e parë, të cilin e kemi nisur për Maqedoni. Andaj, kompania jonë sot ka nisur disa produkte për shtetin e Maqedonisë. Besoi që do të na shkoi mbarë e mirë… Janë disa produkte të mishit, si: përshuta, suxhuku, mishi i pulës, pra janë disa lloje të produkteve që numërojnë dhjetë lloje të produkteve. Andaj, për fillim kemi nisur me dhjetë produkte të mishit”, tha Ferizi.

Ferizi pret që shumë shpejt do të fillohet të ekspertohen produktet e tyre të mishit edhe në shtetet tjera të BE-së, ngase sipas tij, tashmë kanë zgjeruar kapacitetet prodhuese duke e rritur edhe cilësinë e tyre.
“Besoi që shumë shpejt do të fillojmë edhe me shtetet tjera, sepse kushtet janë plotësuar, fabrika po zgjerohet me kapacitete dita ditës. Të gjitha produktet janë shumë cilësore”, tha ai. /Telegrafi/