Investimi më i madh që nga paslufta në industrinë e prodhimit dhe eksportit 100% të të gjithë kapacitetit prodhues përmes teknologjisë ka filluar të marrë formë në Kosovë. Njëherazi, ky investim dhjetëra-milionësh, del të jetë projekti më i madh në industrinë e ndërtimeve modulare nga druri për nga kapaciteti prodhues në Rajon dhe Evropë, duke u rreshtuar krahas kompanive më me renome botërore.
Krejt kjo, fal guximit dhe vizionit larg-pamës të njërës nga kompanitë më të shquara në trevat shqiptare, BP HOME INVESTMENT dhe Drejtorit Menaxhues Mentor Pllana ku përmes projektit për ndërtimin e shtëpive-ndërtimeve modulare nga druri, do të mundësohet eksportimi i mbi 1000 shtëpive në vit, të gatshme për banim me destinacion Evropën dhe Amerikën.
Projekti në fjalë gjendet në dalje të Prishtinës – Komuna e Obiliqit dhe shtrihet në një sipërfaqe toke prej 140.000 m2, dhe përmban dy fabrika me sipërfaqe totale prej 40.000 m2 (20.000 m2 + 20.000 m2) dhe 5.700 m2 zyre/administratë, me ç’rast do të mundësohet punësimi i qindra punëtorëve.
Shtëpitë-ndërtimet modulare nga druri njihen për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit, pasiqë të njëjtat ndërtohen në fabrikë dhe montohen në pozicionin final tek vendi i shtëpisë, duke kursyer kohë dhe koston për m2 prej 30-50% të ndërtimit.
Fleksibiliteti i projektimit në anën tjetër ofron mundësinë e shfrytëzimit maksimal të hapësirës ku do të montohen shtëpitë, ndërsa ajo që vlen të theksohet është se shtëpitë janë eco-green, shtëpi të mençura dhe në përputhshmëri me kodin e ndërtimit: ZERO-CODE, pasi që të njëjtat shfrytëzojnë nxehtësinë dhe ftohjen pasive përmes izolimit me standarde të larta që vendoset në to.
Gjithë investimi do të përmbyllet për 8 Muaj ndërsa shtëpia e parë do të dalë nga prodhimi në prill/maj 2019. /Telegrafi/