Telegrafi

Fabrika e duhanit në Gjilan me cigare të re “Premium Internacional”

“ Në pajtueshmëri me rrethanat, “McCroft” është i vendosur që të zhvillojë biznes të qëndrueshëm dhe profitabil në Kosovë dhe do bëjë aq sa mundet në mënyrë që të arrihet e gjitha kjo. Pra, në Kosovë së shpejti do të hedhim produktin e ri “Premium International”.Për më shumë është bërë planifikim i mirëfilltë për përmirësimin e mundësive teknike dhe prodhuese në fabrikën e Gjilanit duke importuar makineri shtesë. “McCroft” planifikon të fokusohet në biznesin kyç të prodhimit të cigareve dhe distribuimit”,thuhet në komunikatën për media të kësaj kompanie.

Komunikata ka përgënjeshtruar raportimet e disa mediave për mbylljen e mundshme të fabrikës.

“McCroft Tobacco Kosovo L.L.C.”, në pajtueshmëri me obligimet ndaj AKM-së, është duke iu afruar përmbushjes së zotimeve ndaj numrit të punëtorëve dhe si pjesë e kësaj marrëveshjeje zvogëlimi gradual i numrit të stafit ,ka filluar dhe do të përmbyllet deri në fund të nëntorit të vitit 2008”/Telegrafi/