Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka konfirmuar se fabrika për prodhimin e baterive dhe të akumulatorëve do të ndërtohet në Zveçan e jo në Leposaviq siç ishte thënë pas vizitës së Vuçiqit në veri dhe premtimeve të tij për investime në komunat veriore. Fabrika do të prodhojë 700 mijë bateri e akumulatorë në vit, do të punësohen 203 njerëz, ndërsa do të investohen 13.9 milionë euro.
Një tjetër investim i madh i Serbisë në veri të Kosovës vjen pas atij 25-milionëshit për vendbanimin “Lugina e Diellit” , shkruan Gazeta “Zëri”.
Edhe projekti tjetër do të realizohet në Zveçan dhe ka të bëjë me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e baterive dhe të akumulatorëve. /Telegrafi/