Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Begorad, Sam Fabrici thotë se rajoni nuk duhet të dëshpërohet “pas vendimit që të mos hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Sipas tij, Bashkimi Evropian do të do të mbesë partner me vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fabrici shtoi se bashkëndjen frustrimin dhe dëshpërimin e njerëzve në rajon për shkak të anulimit të nisjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai thotë se Maqedonia e Veriut zbatoi reforma në vend dhe arriti marrëveshjen historike me Greqinë dhe se Shqipëria ka zbatuar reforma posaçërisht në gjyqësi.
“Mos lejoni t’u ikë fokusi, BE është e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor, që është kyç për neve. BE është donatori më i madh, investuesi dhe partneri tregtar për gjithë rajonin”, tha mes tjerash Fabrici./Telegrafi/