Një nga klubet më të mëdha në Mitrovicë “Fabric Club”, pritët të hapet më 12 korrik me një ambient tërësisht ndryshe ngaqë jemi mësuar të shohim.
Me një kapacitet prej më shumë se 3.500 vetash, kjo diskotekë edhe këtë vit do t’i sjellë emrat me të mirë të muzikës nga estrada shqiptare.
Tashmë do të fillojë sezoni veror i koncerteve, dhe “Fabric Club” vetëm sa ka nisur me rezervimet për mbrëmjet madhështore.
Klubi do të nisë me motrat Istrefi, Norën dhe Erën, madje do e rikthejë Erën me turne në Kosovë, pasi tash e një kohë është duke vepruar jashtë trojeve shqiptare.
Marrë parasysh komoditetin që ofron, lirshëm mund të thuhet se do jetë një nga vendet më të frekuentuara e më të preferuara për të rinjtë.