Cesc Fabregas la jashtë legjendën e klubit, Thierry Henry, kur u pyet për shokët e skuadrës më të talentuar teknikisht që ai luajti së bashku te Arsenali.
Spanjolli bëri debutimin e tij profesional për Arsenalin në vitin 2003, duke u bërë lojtari më i ri i ekipit të parë të klubit në atë kohë, me vetëm 16 vjeç e 177 ditë.
Ai do të vazhdonte të shënonte 57 gola në 304 ndeshje për Topçinjtë gjatë tetë sezoneve në Emirates.
Fabregas do të largohej për t’u ribashkuar me klubin e fëmijërisë, Barcelonën më 2011 dhe kaloi tre sezone në Camp Nou përpara se të transferohej te rivalët e Arsenalit në Londër, Chelsea, më 2014.
Ai do të gëzonte vitet e tij më të suksesshme në Stamford Bridge, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, përpara se të kalonte te Monaco më 2019.
Fabregas tani po luan për Comon, pasi iu bashkua skuadrës italiane në gusht – 19 vjet pas debutimit të tij për Arsenalin.
Spanjolli me të drejtë shihet si një nga mesfushorët më të talentuar të gjeneratës së tij, pasi ka mësuar zanatin e tij në akademinë fantastike të Barçës, La Masia.
Në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh të fundit në Twitter, Fabregas u pyet se cilët nga shokët e tij të skuadrës në Arsenal i shihte si më të talentuarit teknikisht.
“Bergkamp, Rosicky dhe Hleb”, u përgjigj Fabregas, dukë lënë jashtë çuditërisht golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit Henry dhe një tjetër anëtar të ekipit ikonik të ‘Invincibles’, Robert Pires.
Ndryshe, Fabregas luajti së bashku me legjendën holandeze Dennis Bergkamp në vitet e tij të hershme në Arsenal, ndërsa më vonë u vendos si një figurë kyçe në ekip gjatë kohës së Thomas Rosicky dhe Alexander Hleb në Emirates. /Telegrafi/