Telegrafi

Fabregas-Wengerit: Do të largohem

Sipas AS, qëllimet e Fabregasit janë të qarta, ndërsa janë vetëm klubet ato që duhet të merren vesh për çmimin, që besohet se do të jetë mbi 35 milionë euro me mundësi të përfshirjes së Zlatan Ibrahimovicit për të lehtësuar marrëveshjen.

23- vjeçari Fabregas u rrit në akademinë e Barcelonës, kurse si 16-vjeçar nënshkroi për Arsenalin. Ai luan rregullisht që shtatë sezone për Arsenalin dhe luajti në 264 ndeshje, shënoi 70 gola dhe është kapiten i klubit, por një largim duket të jetë i pamundur të ndalet. /Telegrafi/