Telegrafi

Fabregas: Wenger nuk na le as të pushojmë

Mesfushori spanjoll është me topçinjtë që nga mosha 16-vjeçare, ku erdhi nga Barcelona, dhe thotë se është plotësisht i kënaqur në klubin londinez.

“Ai (Wenger) kurrë nuk është i kënaqur plotësisht me atë që ne bëjmë. Nëse e sheh se ju mendoni se jeni në formën më të mirë, ai gjithmonë vjen të ju shohë, ju tregon një video dhe ju gjen diçka që keni bërë gabim. Ai gjithmonë më thotë se duhet të përmirësoj lojën time defensive”, ka thënë Fabregas./Telegrafi/