Telegrafi

Fabregas të vendosë për të ardhmen para Botërorit

Barcelona është skuadra e cila interesohet seriozisht për shërbimet e mesfushorit spanjoll, ndërsa njëherit edhe Arsenali dëshiron ta mbajë yllin e vet.

AS shkruan se Fabregas dëshiron ta zgjidhë situatën e tij, ashtu që trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, të mos ketë asnjë dyshim në lidhje me përqendrimin e lojtarit.

Sidoqoftë, gjasat janë më të mëdha që edhe sezonin e ardhshëm Cesc të bartë fanellën e Topçinjve, por gjithmonë ekziston mundësia që Barcelona ta rikthejë atë në skuadër. /Telegrafi/