Telegrafi

Fabregas i shumëkërkuar, shumë skuadra e duan atë pas largimit nga Monaco

Cesc Fabregas edhe zyrtarisht është larguar ditën e djeshme nga skuadra franceze Monaco.

Mesfushori spanjoll është larguar nga Monaco pas tre vitesh e gjysmë eksperiencë me klubin nga principate.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate në faqen zyrtare, duke falënderuar spanjollin për kontributin e dhënë me fanellën bardhekuqe.

35-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por ai para vetës ka shumë oferta nga Anglia, Italia, Spanja dhe MLS. Fulham, Everton, Newcastle United, Crystal Palace dhe Brentford janë pesë skuadrat angleze që e duan Fabregasin, derisa Lecce e kërkon në Serie A.

Real Betis dhe Espanyol kanë kërkuar transferimin e tij në La Liga, derisa për lojtarin interesim ka edhe nga Amerika.

Inter Miami, Los Angelos Galaxy dhe New York Red Bulls janë tri skuadrat amerikane që i kanë bërë ofertë atij.

Football Espana ka raportuar se Fabregas pritet të marrë vendim për të ardhmen e tij brenda muajit qershor. /Telegrafi/