Telegrafi

Fabregas pro- transferimit te Reali

22-vjeçari është i lindur në Arenys de Mar të Catalonias dhe si i ri ka qenë pjesë e Barcelonës, derisa u transferua te Arsenali në vitin 2003 si 16-vjeçar.

Derisa familja e tij janë tifozë të përbetuar të Barcelonës, Cesc thotë se ata do t’ia falnin po të transferohej te rivalët e përjetshëm të Blalugranëve.

“Kuptohet që familja ime do të më kuptonte nëse unë nënshkruaj për Real Madridin, sepse ata më duan dhe dëshirojnë që unë të jem i lumtur dhe e dëshirojnë më të mirën për mua”.

“Ata do të më mbështesnin pavarësisht se cilit klub do t’i bashkëngjitëm. Familja ime do të jetë gjithmonë aty për mua, pa marrë parasysh vendimin tim”, është cituar Fabregas nga “The Sun”.