Telegrafi

Fabregas për ndeshjen e 300-të: Moment historik, jam shumë krenar!

Cesc Fabregas ka folur me plot gëzim për arritjen e tij personale.

Mesfushori i Chelseat ka zhvilluar ndeshjen e tij të 300-të jubilare në Ligën Premier, ku luajti për vetëm dy skuadra, Arsenalin dhe Chelsean.

Fabregas gjithashtu është bërë lojtari i parë spanjoll në Ligën Premier që arrin shifrën e 300 ndeshje, teksa këtë e ka cilësuar si moment historik.

Lexo po ashtu Futbollistët spanjollë që kanë luajtur më shumë ndeshje në histori të Ligës Premier (Foto)

Spanjolli ndihet krenar për këtë arritje të tij, teksa goli i shënuar në ndeshje ndaj Sëanseat ia ka zbukuruar këtë arritje.

“Lojtar i parë spanjoll që arrin këtë moment historik. Jam shumë krenar”, ka thënë fillimisht Fabregas për mediat angleze.

“Një mënyrë e përsosur për të festuar ndeshjen time të 300-të”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Febregas: Arsenali më dha gjithçka, falë tyre i fitova të gjitha

Ish-futbollisti i Barcelonës ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e tij, teksa është zotuar që do të vijnë edhe shumë ndeshjes pas të 300-ës.

“Faleminderit për të gjithë që kanë bërë të mundur këtë. Ka edhe shumë tjera për të ardhur”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/