Cesc Fabregas ka folur me plot gëzim për arritjen e tij personale.
Mesfushori i Chelseat ka zhvilluar ndeshjen e tij të 300-të jubilare në Ligën Premier, ku luajti për vetëm dy skuadra, Arsenalin dhe Chelsean.
Fabregas gjithashtu është bërë lojtari i parë spanjoll në Ligën Premier që arrin shifrën e 300 ndeshje, teksa këtë e ka cilësuar si moment historik.
Spanjolli ndihet krenar për këtë arritje të tij, teksa goli i shënuar në ndeshje ndaj Sëanseat ia ka zbukuruar këtë arritje.
“Lojtar i parë spanjoll që arrin këtë moment historik. Jam shumë krenar”, ka thënë fillimisht Fabregas për mediat angleze.
“Një mënyrë e përsosur për të festuar ndeshjen time të 300-të”, përcjell Telegrafi.
Ish-futbollisti i Barcelonës ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e tij, teksa është zotuar që do të vijnë edhe shumë ndeshjes pas të 300-ës.
“Faleminderit për të gjithë që kanë bërë të mundur këtë. Ka edhe shumë tjera për të ardhur”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/