Site icon Telegrafi

Fabregas i pakënaqur me minutat e pakët

Cesc Fabregas është i pakënaqur me minutat e pakët që ka te Chelsea.

Fabregas në kohën kur Chelsea drejtohej nga Jose Mourinho ishte një nga lojtarët kryesor.

Deri më tani mesfushori ka vetëm 5 ndeshje nga fillimi.

“Futbolli është gjithçka për mua. Luaj për të fituar dhe e shijoj në maksimum çdo ndeshje. Është e vërtetë që ky sezon nuk ka qenë më i miri për mua dhe ky fakt më trishton”.

“Mendoj se meritoj më shumë minuta, por ky është një vendim që i takon trajnerit. Personalisht përpiqem që sa herë emri im thirret, të japë më të mirën time”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/

Exit mobile version