Telegrafi

Fabregas: Ne flasim në fushë

Jose Mourinho kritikoi Barcelonën në prag të ndeshjes së sotme të Kupës së Mbretit, duke thënë se Katalanasit flasin shumë për zyrtarët e ndeshjes.

Por Fabregas tash i është kundërpërgjigjur trajnerit kontrovers, duke thënë se Barcës nuk i pëlqen t’i diskutojë publikisht vendimet e gjyqtarëve.

“Si ekip neve nuk na pëlqen të ankohemi para shtypit. Ka gjëra të cilat duhet thënë, por ne gjithmonë i kemi thënë gjërat në fushën e lojës”, ka thënë mesfushori.

Ndeshja e sotme zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 21.00. /Telegrafi/