Telegrafi

Fabregas lojtar i Interit?!

Sky Sport Italia raporton se përkundër asaj se Fabregas është ende me kontratë lojtar i Arsenalit, ai tashmë është futur në listën e sigurimeve nga lëndimet për sezonin e ardhshëm, gjë të cilën e bëjnë lojtarët me kontratë të Interit.

Pjesë e marrëveshjes për transferimin e Fabregasit tek Arsenali është Mario Balotelli, që nuk ka marrëdhënie të mira me Jose Mourinhon dhe tifozët zikaltër.

Një transferim i tillë nuk është parë qe një kohë të gjatë për arsye se rrallë ndodh që lojtarët të sigurohen nga lëndimet para se të nënshkruajnë kontratën. Sidoqoftë, gazetarët dhe burimet e ndryshme nga Italia janë të sigurt se Fabregas tashmë është lojtar i Interit.

“Fabregas nuk është ende nën kontratë tek Interi, por ai do të jetë. Fabregas lojtar i Interit. Po, e keni kuptuar mirë”, tha një reporter i Sky Sport Italia kur është lansuar lajmi. /Telegrafi/