Telegrafi

Fabregas kërkon transferimin

Barcelona ka përdorur taktika të ndryshme, duke filluar që nga oferta prej 29 milionë funte e deri te shantazhet mediale të cilat nuk mungonin gjatë muajve të fundit, me lojtarë të ndryshëm të Barcës të cilët me ngulm e kërkonin Cesc në Camp Nou.

Megjithatë, këto taktika të Barcelonës nuk i kanë lënë përshtypje Arsene Wengerit, pasi siç duket nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Por, sipas Daily Mail, Fabregas pritet t’i hapë dyert kalimit të tij të Barca, me një kërkesë formale dhe publike për t’u larguar nga Emirates. /Telegrafi/