Cesc Fabregas ishte mysafirë i emisionit ‘El Partidazo’ të COPE dhe Radio MARCA të ‘La Contraportada’ nga Carlos Ganga.
Futbollisti i Monacos foli rreth jetës private duke mos anashkaluar edhe atë sportive, e cila ishte me mjaft trofe të fituar.
Ai pranoi se në të kaluarën për shërbimet e tij ishte i interesuar edhe Real Madridi gjersa beson në kualitetet e Eden Hazardit.
“Jam i befasuar kur flas për peshën e tij, duket se njerëzit nuk i kanë parë shtatë vitet e kaluara në Ligën Premier. Ndoshta i kanë kushtuar ndeshjet para sezonale me Madridin. Por unë nuk dyshoj në kualitetit e lojtarit. Ai do të jetë lokomotiva e ekipit”.
“Disa herë kishte një interesim të madh të Realit për shërbimet e mia. Dy herë mu ofruan kur isha në moshë të re. Në të tretën kisha marrë vendimin të shkoja te Barça”, pohoi futbollisti spanjoll.
Ndryshe, Fabregas në të kaluarën ka luajtur edhe për Chelsean, Arsenalin e Barcelonën gjersa aktualisht mbron ngjyrat e Monacos. /Telegrafi/