Telegrafi

Fabregas: Jam krenar që luaj për Arsenalin

“Gjithë ajo që mund të them është që ky Botëror është për të gjithë lojtarët dhe tifozët e Arsenalit, jemi një klub i klasit botëror. Unë jam lojtar i Arsenalit dhe jam krenar për këtë”, deklaroi Fabregas.

Është thënë se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, do të takohej me Arsene Wengerin në Afrikën e Jugut, por nëse ata janë takuar dhe nëse kanë arritur marrëveshje, kjo ende nuk dihet. /Telegrafi/