Telegrafi

Fabregas: Ishte një fitore e madhe për ne

Kampioni i Belgjikës kishte një fillim të shkëlqyeshëm dhe pas vetëm pesë minutash lojë krijoi epërsi të dyfishtë ndaj Arsenalit, por golat nga Nicklas Bendtner, Thomas Vermaelen dhe Eduardo, sollën përmbysjen e rezultatin për Arsenalin.

“Gjithmonë është mundësia që në disa minuta të mos luani në nivelin më të lartë dhe kjo ndodhi në takimin e mbrëmshëm. Por ne u përgjigjëm mirë. E dinim se para nesh është një ndeshje e plotë dhe se mund ta krijojmë dallimin. Andaj nuk ishte vështirë të vazhdohet besimi”, ka thënë Fabregas.

“Jemi të lumtur dhe kjo është një fitore e madhe, nëse shihet se si e filluam ndeshjen. Tash duhet të përqendrohemi në takimin në Wigan, pasi Liga Premier është më e rëndësishmja për Arsenalin”, ka shtuar spanjolli.