Koha e keqe për Diego Costan te Chelsea ka mbaruar pasi lojtari ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, por Cesc Fabregas do të dëshironte ta shihte ende në Stamford Bridge.
Lojtari nuk pëlqehej më nga Antonio Conte, por Cesc beson që klubi e ka humbur njërin prej sulmuesve më të fort në botë.
“Është keq për të më shumë se për secilindo. Diego e dinte se të shkonte te Atletico nuk do të mund të luante deri në janar”.
“Ka qenë një situatë e keqe për të dyja palët, për të dhe për Chelsean: ai ka qenë gabim”.
Chelsea dhe Atletico Madrid janë në të njëjtin grup dhe të mërkurën do të përballen mes vete.
“Të jem i drejt do të preferoja ta kisha shok skuadre. Diego nuk ka qenë një rival për mua”.
“Në vitet e ardhshme nuk do të ketë sulmues si ai, pasi ai ma kuptonte lojën dhe më e rëndësishmja ai shënonte nga asistime”.
Fabregas edhe vet ka kaluar kohëra të vështira te Chelsea në sezonin e shkuar.
“Nuk do ta fshehë pasi ishte një sezon shumë i vështirë. Vija nga një moment që i kisha luajtur të gjitha ndeshjet me Jose Mourinhon dhe Guus Hiddinkun, dhe përnjëherë nuk luaja më”.
“Nuk e dinë të gjithë se sa ka vuajtur në atë kohë. Vetëm familja ime e di”.
“Nuk kam menduar largimin. E dija që mund të jepja ende për ekipin që kështu vendosa të qëndroj dhe të luftoj”.
“Me Antonio nuk ka opsion tjetër vetëm se duhet të jesh garues dhe 100 për qind në stërvitje dhe në çdo lojë”, ka mbyllur rrëfimin e tij Fabregas. /Telegrafi/