Ish-mesfushori i Barcelonës, tani i Monacos, Cesc Fabregas i ka kërkuar talentit spanjoll Gavi që të nënshkruajë një kontratë të re më klubin nga Camp Nou.
Mesfushori mbetet në një mosmarrëveshje për kontratën e re me Barçën pasi marrëveshja e tij tani në verë hyn në vitin e fundit.
Liverpool dhe Chelsea janë ndër kërkuesit e mundshëm për 17-vjeçarin dhe Cesc, i cili po largohet nga Monaco e ka këshilluar Gavin për të ardhmen.
“Ai duhet të qëndrojë këtu, te Barcelona”, ka thënë fillimisht Fabregas.
“Ai luajti shumë ndeshje në një moment shumë të vështirë në historinë e klubit dhe në moshën 17-vjeçare tregoi fytyrën e tij – dhe me shumë personalitet”.
“Ai është shumë i mirë, por, sigurisht, është vetëm 17 vjeç dhe mund të përmirësohet shumë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/