Telegrafi

Fabregas: Duhet të jemi efektivë

“Ne patëm mundësi të fitonim 2-0 në Madrid. Në ndeshjen e kthimit duhet të jemi sa më efektivë që të jetë e mundur, sepse ata janë shumë efektivë”.

“Duhet të jemi të saktë para portës së tyre nëse duam të shkojmë në finale”, ka thënë Fabregas për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, që u zhvillua në Santiago Bernabeu, përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/