Cesc Fabregas duket se i ka ditët e numëruara tek skuadra angleze Chelsea.
Mesfushori spanjoll ende nuk ka luajtur këtë edicion në Ligën Premier me fanellën bardh e kaltër.
Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri nuk e ka në plane dhe i ka kërkuar të gjejë një skuadër të re.
31-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në Serie A, pasi së fundmi Napoli është skuadra që po këmbëngul për të.
Interesim për spanjollin ka treguar edhe Milan, por napolitanët duket më afër tij.
Trajneri Carlo Ancelotti e njeh mirë futbollistin pasi kanë punuar së bashku te Chelsea dhe dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij.
Kontrata aktuale e Fabregasit me Chelsean skadon në verën e vitit të ardhshëm, por lojtari po shikon mundësinë e prishjes së kontratës në janar.
Në rast prishjes së kontratës, atëherë Fabregas do t’i bashkohej Napolit si futbollist i lirë. /Telegrafi/