Telegrafi

Fabregas: Do të shkoj te Barcelona

“Nëse vendos të largohem nga Arsenali, atëherë unë do ta vesh fanellën e Barcelonës. Se kur do të ndodhë kjo, nuk e di. Jam shumë i lumtur tek Arsenali. Nuk po nxitoj të largohem nga klubi”.

“Unë dua të marr një vendim për të ardhmen para fillimit të Botërorit. Është e pamundshme të fokusohesh plotësisht në një garë të tillë, kur nuk je i përqendruar në aspektet e lojës. Nuk dua të pengohem nga spekulimet e tregut të transferimeve”.

“Barcelona po vazhdon ende garën për titull në La Liga, ndërsa unë jam ende lojtar i Arsenalit. Do të ishte mungesë respekti të flisja për një transferim që tani. Asnjë kandidat për postin e presidentit të Barcelonës nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Fabregas për Marca. /Telegrafi/