Telegrafi

Fabregas: Barca shtëpia ime, Guardiola idhulli im

Mesfushori 23-vjeçar ka thënë se Barcelona është shtëpia e tij dhe menaxheri Pep Guardiola është idhulli i tij, derisa ai vazhdon të spekulohet për një transferim te klubi spanjoll.

“Nuk do të mendoj asgjë tjetër deri pas Kupës së Botës. Pep Guardiola ka qenë gjithmonë idhulli im që kur kam qenë i vogël. Ai ka luajtur në pozitën time dhe ka qenë shembull për mua”.

“Nuk do ta kem problem të rikthehem në Barcelona, pasi Barca është shtëpia ime. Njerëzit atje gjithmonë janë sensacional me mënyrën se si më trajtojnë”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/