Telegrafi

Fableti më i ri është Pantech Vega N0 6!

Pantech Vega N0 6 vjen me Android 4.1.2 Jelly Bean dhe mbështetet nga procesori quad core Snapdragon 1.5GHz, ndërsa posedon edhe 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Për më shumë, pajisja posedon edhe portin për mikro SD kartelë për memorie shtesë, si dhe dy kamerat, njëra me 13MP dhe tjetrën me 2MP. Çmimi i këtij modeli të fabletit do të jetë rreth 780 dollarë. / Telegrafi /