Telegrafi

Fableti i Nokia’së me 1080p shtator?

Prej kohësh është thënë se Nokia është duke e zhvilluar fabletin e saj të ri, dhe për të gjithë ju që nuk e dini se për çfarë pajisje bëhet fjalë, fableti është një kombinim i tabletit me telefonin e mençur mobil, që zakonisht nënkupton se madhësia e ekranit është specifika që e dallon atë prej telefonave modern.

Sipas MyNokiaBlog thuhet se procesori i fabletit të Nokia’së do të jetë quad-core me një ekran të plotë prej 1080p HD, dhe se i njëjti do të arrijë gjatë muajit shtator.

Burimi i blogut nuk ka dëgjuar asgjë në lidhje me madhësinë e ekranit të kësaj pajisje, por besohet se i njëjti mund të jetë mbi 5 inç. Kjo është thënë se do të jetë pajisja e parë e linjes Lumia që të ketë një procesor quad-core, si dhe një ekran të plotë HD. Specifikimet tjera të kësaj pajisje mobile mbeten një mister deri më tani. / Telegrafi /