Telegrafi

Fabletët janë në modë, por telefonat e mençur udhëheqin

Në të njëjtë kohë, tabletët po zvogëlohen gjithnjë e më shumë, duke filluar prej iPad-it me 9.7 inç, si dhe tableti tjetër i Google, Nexus me 7 inç apo Amazon Kindle HD, i cili ka të njëjtën madhësi të ekranit.

Dhe në betejën për ta dominuar industrinë, në treg janë paraqitur edhe kombinime të pajisjeve tjera si Galaxy Note 2 me ekran prej 5.5 inç, për të cilin disa mendojnë se është kombinimi më i mirë i dy botëve.

Megjithatë, ekspertët thonë se ky është vetëm një trend i industrisë. Ato përfaqësojnë mundësi të shumta për të eksperimentuar me formën e teknologjisë së pajisjeve inteligjente.

Por në realitet, këto pajisje nuk janë të rëndësishme, thotë kompania e hulumtimeve për pajisjet mobile Flurry, e cila ka studiuar më shumë se 200 pajisje të ndryshme mobile për të arritur në këtë konkludim.

Sipas Flurry, telefonat me madhësi të mesme (prej 3,5-4,9 inç) janë larg ma të përdorura se fabletët më të njohur në treg. /Telegrafi/