Telegrafi

Fabisch: Ballkani Perëndimor ka potencial atraktiv

Drejtori Gjeneral i Steiermärkische Bank, Gerhard Fabisch që e ka sjellë bankën Sparkasse në Maqedoni, gjatë procesit të blerjes së Ohridska Banka ka thënë se Ballkani ka potencial atraktiv për të investuar apo për t’a shikuar si treg atraktiv për të ardhmen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Foto: Sparkasse MK

“Rajoni i Ballkanit perendimor na mundëson mundësi reale atraktive për rritje. Pasi e kemi analizuar Ohridska Banka – Societe Generale, një ndër bankat udhëheqëse në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që gjithashtu është aktive edhe në rang ndërkombëtar, vendosëm që kjo bankë është sipas planeve tona për të ardhmen dhe i përshtatet biznes modelit të Steiermärkische Bank, duke u bazuar në madhësinë dhe orientimin strategjik. Si bankë që punon nëpër gjithë rajonin, ne jemi të interesuar për të rritur pozitën tonë në rajon dhe për këtë unë jam shumë i lumtur pasi ne tani e rrisim thuajse tre herë pozitën tonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë ne marrim pozicion referues në vend” tha Gerhard Fabisch, Drejtori Gjeneral i Steiermärkische Bank, Gerhard Fabisch.

Përndryshe, gjatë javës së kaluar Sparkasse Bank ka përvetësuar 74.53% të aksioneve të Ohridska Banka – Societe Generale Bank në Maqedoni.

Foto: Sparkasse MK

Sparkasse Bank në Maqedoni është prezente prej vitit 2008 ndërsa Ohridska Banka ka mbi 400 të punësuar me qarkullim aktiv prej 650 milionë euro. /Telegrafi/