Fabio Fognini ka hyrë në histori duke u bërë tenisti i parë italian që triumfon në një turne ‘Masters 1000’ dhe e bëri këtë në ATP-në e Montecarlos, ku është stërvitur në vijimësi.
Italiani mposhti në finale tenistin serb Dusan Lajovic, në një sfidë që zgjati një orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në sete (6-3, 6-4).
Fognini befasoi në gjysmëfinale, ku eliminoi edhe mbretin e fushave me dhe, spanjollin Rafael Nadal, të cilin gjithashtu e mposhti 2-0 në sete.
Pasi këtij triumfi, tenisti italian ngjitet shumë në renditjen botërore, duke shkuar vetëm 250 pikë larg dhjetëshes kryesuese.