Telegrafi

Fabio Cannavaro në bisedime me Evertonin për postin e trajnerit

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro thuhet se ka zhvilluar bisedime me Evertonit për të marr drejtimin e skuadrës si trajner. 

Ish-mbrojtësi po kërkon punën e tij të parë si trajner në Evropë, pasi më parë ka punuar në Kinë.

Sipas Daily Mail, 48-vjeçari foli me drejtorët e Evertonit këtë javë. The Toffees janë ende në kërkim të një zëvendësuesi për Rafa Benitez, i cili u shkarkua javën e kaluar.

 

Trajneri i Romës, José Mourinho refuzoi mundësinë për t’u transferuar në Goodison Park, ndërsa Cannavaro hodhi poshtë një ofertë nga Federata e Futbollit të Polonisë përpara ndeshjeve play-off të Kupës së Botës në mars.

Cannavaro ka thënë në dhjetor se ka ndjekur seancat stërvitore në Manchester City dhe Tottenham dhe se do të dëshironte të udhëhiqte një skuadër në Evropë. /Telegrafi/