Site icon Telegrafi

Fabinho: Mund t’i shënojmë Juves në Torino

Ylli i Monacos, Fabinho, ka deklaruar se ai është i bindur që francezët mund të shënojnë në portën e Juves në ndeshjen kthyese.

Monaco pësoi humbje me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Stade Louis II.

“Ata kanë qenë më të mirë dhe meritojnë fitoren”.

“Ne do të tentojmë gjithçka për të rikthyer këtë disavantazh në ndeshjen kthyese. Një ekip me sulmin tonë është në gjendje gjithmonë që të shënojë në udhëtim”, deklaroi Fabinho. /Telegrafi/

 

Exit mobile version