Liverpooli ka startuar ndeshjen në mënyrë fenomenale, pasi ka kaluar në epërsinë ndaj Manchester Cityt.
Derbi që po zhvillohet në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier, ka filluar me një ritëm tejet të lartë, derisa Fabinho e ka shënuar golin e parë të këtij takimi
Ku kishin kaluar vetëm gjashtë minuta lojë dhe mesfushori brazilian e tundi rrjetën e Citizens me një gol të bukur nga distanca.
Fillimisht lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan penallti shkaku i lojës me dorë nga lojtarët e Liverpoolit në zonën e tyre, mirëpo gjyqtari e rishikoi VAR-in dhe vendosi ta pranonte golin. /Telegrafi/
🏆 Liverpool vs Manchester City | Fabinho (GOAL!!!) 6' #LIVMCI pic.twitter.com/kCQvXd8ttY
— D9INE | Liverpool 1-0 Manchester City (@D9INE_Liverpool) November 10, 2019