Telegrafi

Fabiano, ose te Milani ose te Sevilla

“Ose Fabiano bashkohet me Milanin, ose ai do të qëndrojë te Sevilla edhe një sezon”, ka thënë Fuentes për Il Corriere dello Sport.

Sevilla kërkon që Fabiano të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare, por futbollisti është në mëdyshje pasi që dëshiron të kalojë te Milani, që ende është në ‘gjumë’ sa i përket kësaj çështjeje, gjithnjë sipas pohimeve të drejtorit të Sevillas, Ramon Rodriguez.

“Tani për tani nuk kemi pasur asnjë kontakt me Milanin. Agjenti i tij është duke e çuar te Milani? Nuk e di. Unë vetëm mund të them se deri tani Milani nuk ka tentuar të negociojë me ne. Ne do të takohemi me Fabianon pas Botërorit. A do të qëndrojë ai te Sevilla? Nuk e di”, theksoi Rodriguez për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/