Telegrafi

Fabiano mendon për Sevillan, jo për Milanin

Braziliani ka qenë shënjestra kryesore për sulmin e Rossonerëve gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo dy skuadrat nuk arritën marrëveshje për shumën e transferimit të tij, duke e bërë të pamundur kalimin e Fabianos në San Siro.

“Nuk mendoj për Milanin, ata bënë ofertën e tyre, por unë isha i qetë dhe gjithmonë mendoja për Sevillan”.

“Ajo që më intereson tani është që të punoj dhe të jem në formë për fillimin e sezonit të ri”, ka thënë Fabiano për Goal.com.