Telegrafi

Fabiano i lumtur për interesimin e Milanit

Sky Sport Italia” njofton se Fabiano konsiderohet si alternativë, nëse Milani nuk arrin të sigurojë shërbimet e Edin Dzekos, ndërsa vetë braziliani është i lumtur për interesimin e skuadrës italiane.

“Milani? Do të ishte ëndërr për mua. Do të ishte bukur të luaja për një skuadër si Milani. Futbolli italian është atraktiv, mirëpo unë nuk kam asnjë lajmërim zyrtar për interesimin e Milanit. Prandaj e vërteta e vetme deri më tani është se unë kam një kontratë me Sevillën deri në vitin 2011”, ka thënë Fabiano për “La Repubblica”.