Zhongleri i mirënjohur shqiptar, Fabia Duro, ka dëshmuar edhe një herë shkathtësitë e tij me manovrimin e topit.
Në fakt, ai së fundi ka mposhtur një ndër talentet më të mirë ukrainas, ku ka marrë edhe duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Duron nuk e ka penguar as mosnjohja nga shteti shqiptar të sportit të zhonglimit, që të garoj nëpër ngjarje dhe jetë rival serioz për konkurrentët e tij nëpër botë.
Në kampionatin e “Red Bull Street Style”, Duro fitoi të gjitha përballjet në grup, duke mposhtur Rusinë, 3-0, që ishte favorite. Në 1/16 fitoi kundër Meksikës, por u mposht në tetën e finales kundër Polonisë. /Telegrafi/