Prodhuesi çek ka bërë të ditur të dhënat teknike dhe fotografitë e versionit sportiv të modelit të tij.
Në vend të versionit RS, Shkoda u ka ofruar blerësve serinë e limituar të modelit Fabia, në ngjyra të cilat janë karakteristika për variantin e këtij automobili.
Fabia Limited Edition është i bazuar në pakon e pajisjes Monte Karlo dhe do të jetë e pranishme në karrocerinë e bardhë Candy White.
Vetura ka motor 1.4 TSI benzinë me 125 kuaj fuqi, ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive DSG, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin për 8,8 sekonda dhe shpejtësia e saj maksimale është 203 km/h.
Fabia Limited Edition vjen në tregun evropian në shkurt 2018 dhe do të prodhohet në gjithsej 1.300 njësi. Çmimi ende nuk është bërë i ditur.