Site icon Telegrafi

Fabbricini emërohet drejtues i përkohshëm i FIGC-së

Roberto Fabbricini është emëruar si komisioner i FIGC, pasi zgjedhjet nuk zgjodhën asnjë president më parë këtë javë.

Damiano Tommasi, Cosimo Sibilia dhe Gabriele Gravina qëndruan në garë për të zëvendësuar Carlo Tavecchion e larguar, por delegatët nuk arritën të zgjedhin asnjërin nga ta në katër raundet e votimit.

Kjo do të thotë se CONI, Federata Italiane Olimpike, iu dha detyra e emërimit të një komisioneri të përkohshëm.

Lexo po ashtu Tavecchio jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës Italiane

Kështu, këtë pasdite (e enjte) është konfirmuar se Roberto Fabbricini do të marrë rolin e drejtuesit të FIGC-së.

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio

Ish-qendër mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta do të jetë nën-komisioner së bashku me Angelo Clarizia.

Mediumet italiane raportojnë se zgjedhja e një presidenti të ri të Federatës së Futbollit pritet të bëhet pas gjashtë muajve.

Lexo po ashtu Mancini: Nuk e përjashtoj mundësinë të jem trajner i Italisë, Juve favorit për Serie A

Ndryshe, Kombëtarja Italiane pritet t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, ku do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Luigi Di Biagi.

Kështu, pas zgjedhjes së presidentit të Federatës së Futbollit pritet të zgjidhet edhe trajneri i ri, ku më të përfolurit janë Carlo Ancelotti dhe Roberto Mancini. /Telegrafi/

Exit mobile version