Telegrafi

FA rishikon incidentin e Hazard

Hazard u përjashtua pas gjestit të tij josportiv ndaj Swanseas dhe shumë mendojnë se ai duhet të dënohet nga FA dhe madje edhe të ndiqet procedurë penale ndaj tij.

Tani FA ka konfirmuar se do të rishikojë video-xhirimet e incidentit dhe do të marrë masa ndaj Hazard, në rast se vërehen thyerje të rregullave disiplinore.

Incidenti e la në hije kualifikimin e Swanseas në finale të Capital One Cup pasi eliminoi Chelsean. /Telegrafi/