Telegrafi

FA e refuzon ankesën, Liverpool me dy ndeshje për 48 orë!

Skuadra e Liverpoolit do të zhvillojë dy ndeshje brenda 48 orëve në vitin e ri 2017.

The Reds takohen me Manchester Cityn nga ora 18:30 më 31 dhjetor ndërsa më 2 janar si mysafirë të Sunderlandit me fillim nga ora 16:00.

Liverpool kishte kërkuar prej Federatës Angleze që ta shtyjë ndeshjen me Sunderland, por kërkesa e tyre u refuzua.

Ndryshe, Liverpool gjatë kësaj fundjave do të takohet me Southampton në fushën e këtij të fundit ndërsa është lider i Ligës Premier. /Telegrafi/