Pep Guardiola është dënuar me 22 mijë euro nga Federata Angleze dhe është paralajmëruar që mos ta vendos më fjongon e verdhë.
Bosi i Manchester Cityt pranoi akuzën nga FA pasi mbajti një mesazh politik në formën e shiritit.
Spanjolli raportohet se ka shkelur rregullat pasi ka mbështetur politikanët e burgosur në Kataloni pas një përpjekjeje të dështuar të pavarësisë.
“Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është gjobitur me 22 mijë euro dhe është paralajmëruar se do të dënohet më rëndë në rast se e përsërit veprimin”, shkruan në njoftimin e FA-së.
Ish-bosi i Barcelonës u akuzua pas humbjes 1-0 në FA Cup kundër Wiganit më 19 shkurt se kishte vendosur fjongon në krah.
Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart – dy anëtarë kryesorë të lëvizjes katalane për pavarësi – ishin burgosur pas një votimi për pavarësi gjatë tetorit të vitit të kaluar, i cili më pas u konsiderua i paligjshëm nga qeveria spanjolle.
Sanchez dhe Cuixart e falënderuan Guardiolën për mbështetjen e vazhdueshme për kauzën katalunase. /Telegrafi/