Site icon Telegrafi

FA del me deklaratë për incidentin në tunel pas derbit mes Unitedit dhe Cityt, vendos të mos ndërmarrë asnjë veprim  

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 10: Players from both teams react as Marcos Rojo of Manchester United and David Silva of Manchester City lie injured during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on December 10, 2017 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Federata Angleze e Futbollit [FA] ka dal me deklaratë për incidentin e famshëm në tunelin e Old Trafford pas derbit mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq dhe Qytetarët luajtën mes vet më 10 dhjetor në derbin e qytetit, i cili u fitua nga City me rezultat 2-1.

Por, jo gjithçka shkoi në rregull pas ndeshjes, e cila u dominua nga mysafirët e Cityt.

Lexo po ashtu Përleshje masive në tunelin e Old Trafford: Lojtarët dhe stafi i Unitedit dhe Cityt qërojnë hesapet duke hedhur shishe uji dhe qumështi, pati edhe të lënduar (Foto)

Lojtarët e Pep Guardiolas u gëzuan jashtë-mase dhe gëzimin e tij e shfaqen me gjithë artilerinë e tyre duke kërcyer e bërtitur në tunelin e Old Trafford dhe zhveshtore.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Jose Mourinho, i cili u kërkoi të ndalin festën dhe pas saj u krijua një tollovi dhe përleshje, ku thuhet se u përfshinë 20 persona nga të dy skuadrat.

Loja u karakterizua me ndërhyrje të shumta, rivalitet të madh dhe shumë duele (Getty Images)

Sipas mediave aty pati hedhje të shisheve të ujit dhe qumështit në drejtim të njëri-tjetrit, teksa thuhet se ndihmës-trajneri Mikel Arteta mbeti i lënduar.

Lexo po ashtu Arteta vjen në stërvitje duke e fshehur lëndimin e marrë në kokë pas ndeshjes me Manchester United (Foto)

Pas kësaj ndodhie, FA kërkoi sqarime shtesë nga të dyja skuadrat pasi gjyqtari kryesor i takimit, Michael Oliver, nuk ishte dëshmitar i incidentit dhe nuk dorëzoi asnjë raport për këtë dhe FA vendosi ta hetoj vetë rastin, ndërsa tani kanë ardhur me deklaratë.

“Pas një shqyrtimi të provave të siguruara nga klubet dhe dëshmitarët e pavarur okularë, FA nuk do të ndërmarrë asnjë veprim formal”, thuhet në deklaratën e FA për incidentin në tunelin e Old Trafford. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Arsyeja e zënkës mes Manchester United – Manceshter City është fyerja që erdhi nga stafi i ‘qytetarëve’ ndaj Zlatan Ibrahimovic
Exit mobile version