Telegrafi

FA Cup, vazhdon Arsenali

Olivier Giroud e hapi takimin (16’), ndërsa Ashley Barnes bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me shifra identike (33’).

Giroud shënoi golin e dytë për mysafirët (56’), ndërsa vendasit barazuan përsëri me anë të Ulloa (62’).

Golin e fitores e realizoi Theo Walcott, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. /Telegrafi/